Aktualitet

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia, shpallen në kërkim Talo Çela dhe Nuredin Dumani, Altin Ndoci: I vranë për lekët e Rinasi

3 Korrik 2020, 09:17 Nga DOSJA
Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia, shpallen në kërkim Talo

DURRËS– Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë dy personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se ai kanë kryer ekzekutimin e dy vëllezërze në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhia. Dosja.al mëson se emri i Çelës dhe Dumanit ka dalë nga goja e Altin Ndocit, të arrestuar tashmë për këtë vrasje të dyfishtë. Altin Ndoci ka vendosur të rrëfejë të gjithë planifikimin e ngjarjes së ndodhur më 27 prill të këtij viti.

Ndoci shton më tej se ngjarja ka ndodhur për 4.6 milionë eurot që u grabitën në Rinas. Sipas dëshmisë së të arrestuarit, i cili tashmë ka vendosur të tregojë gjithçka, një pjesë e parave që u grabitën në Rinas, u ishin lënë dy vëllezërve Haxhia që t’i mbanin. Në momentin që Çela dhe Dumani kanë shkuar të marrin paratë e lëna, sipas Ndocit, Besmiri dhe Viktori janë justifikuar, duke thënë se paratë ua kishin grabitur në servis dhe se nuk kishin asnjë informacion. 

Vrasja ka ndodhur për paratë e grabitura në Rinas, Talo Çela dhe Nuredin Dumani kanë organizuar gjithçka. Një pjesë e parave të grabitura në Rinas, u ishin lënë vëllezërve Haxhia. Çela shkoi t’ua kërkonte më pas, por ata u justifikuan dhe thanë se ua kishin grabitur në momentin që iu grabit edhe servisi. Më pas i vranë,”– mësohet të jetë shprehur Ndoci.

Talo Çela është i akuzuar edhe për grabitjen e 4.6 milionë eurove, ngjarje e ndodhur në 9 pprill të vitit 2019 në Rinas. Përsa i oërket grabitjes së Rinasit, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, (SPAK), ka përfunduar hetimet për grabitjen e Rinasit dhe në një njoftim për mediat, SPAK bëri me dije se janë marrë të pandehur 8 persina: Klement Cala, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Saimir Cela, Eltjon Pikli, Renaldo Sula,  Talo Cela, Alkond Bengasi. Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal, dhe në bazë të hetimeve është provuar se kishin nisur të realizonin planin e grabitjes shumë kohë përpara, ndërkohë që i vetmi që nuk ka rënë në pranga është pikërisht Talo Çela.

Ai akuzohet se ka ndihmuar në modifikimin e furgonit, duke e kthyer në një mjet hetimor për të t’u futur lehtë në aeroportin e Rinasit dhe për të kryer grabitjen. Aktualisht në burg në lidhje me këtë ngjarje, përveç Ndocit ndodhet Klevis Alla. Ky i fundit, zbërtheu më herët detaje nga ngjarje e rëndë të vrasjes së dy vëllezërve, dhe tregoi vendimin e armëve me të cilët e krye krimi.

Dosja e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia ndodhet tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që mësohet se Prokuroria ka në duar edhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, vrasje mafioze që mendohet se janë kryer nga e njëjta dorë. 

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill brenda makinës së tyre, të llojit “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona iu dolën para me një makinë tëllojit  “Toyota”, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia operacioni shen vlashi talo çela viktor haxhia besmir haxhia operacioni shen vlashi talo çela viktor haxhia

Sondazh

Poll