Aktualitet

“Lufta” me Covid-19/ Soreca bën thirrje për zbatimin e masave: Pandemia nuk ka mbaruar ende

3 Korrik 2020, 09:49 Nga DOSJA
“Lufta” me Covid-19/ Soreca bën thirrje për zbatimin e

TIRANË– Ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar sa i përket situatës së Covid-19 në Shqipëri.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër # COVID-19 nuk ka mbaruar ende! Mbajtja e distancës sociale në vendet publike eliminon në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e # Covid19! Kontriboni në sigurinë kolektive! Vazhdoni #distancën sociale!”- shkroi ai.

Theksojmë se në vendin tonë rastet e reja me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm javët e fundit, duke ngjallur sërish një shqetësim sa i takon shëndetit të qytetarëve. Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 2.752 të infektuar dhe 72 viktima.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi luigi soreca koronavirusi ne shqiperi luigi soreca

Sondazh

Poll