Ekonomi

Itali/ I dënuar në Shqipëri për mashtrim, pranga 54-vjeçarit shqiptar me urdhër-arrest ndërkombëtar

7 Shkurt 2019, 07:08 Nga DOSJA
Itali/ I dënuar në Shqipëri për mashtrim, pranga

ITALI- Një 54-vjeçar me urdhër-arrest ndërkombëtar është arrestuar në aeroportin e Pescarës. Prej vitesh, shqiptari jetonte në Francë por edhe pse me urdhër-arresti kishte vendosur që të vizitonte familjarët e tij në Itali.

Shqiptari, ende i paidentifikuar nga mediat italiane, ishte dënuar me 5 vite burg për mashtrim nga gjykata e Tiranës në vitin 2015. 

Në momentin e arrestimit, 54-vjeçari kishte me vete një leje banimi në Francë, një pasaportë shqiptare dhe një vizë britanike të lëshuar në mes të dhjetorit 2018. Identifikimi i tij u bë i mundur nga fotoja që kishte publikuar faqja e Interpolit.

Pasi u verifikua se shqiptari ishte dënuar në Shqipëri, ai u arrestua dhe aktualisht ndodhet në burgun e Pescarës ku edhe po pret fillimin e procedurave për ekstradimin e tij.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi gjykata e tiranes pescara pranga shqiptarit ne itali urdher arresti nderkombetar gjykata e tiranes pescara pranga shqiptarit ne itali urdher arresti nderkombetar

Sondazh

Poll