Ekonomi

‘Studentët’, Rektorët: Protesta tronditi qeverinë, çfarë tha Rama për ta në dhjetor

6 Shkurt 2019, 10:37 Nga DOSJA
‘Studentët’, Rektorët: Protesta tronditi qeverinë,

Ditën e sotme në Komisionin e Medias dhe Edukimit, të pranishëm kanë qënë edhe rektortët e Universiteteve publike në Shqipëri.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe ai i Mjekësisë Arben Gjata. Të dy kanë mbështetur kërkesat e studentëve para komisionit duke deklaruar se protesta ka shkundur qeverinë.(Lexo këtu)

“Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i beri ato të  reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet”, tha Gjata.

Por kujtojmë që në ditët më të zjarrta të protestës, më 13 dhjetor të vitit të shkuar kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me rektorët dhe dekanët e të gjithë universiteteve.

Në fjalën e tij, Rama pranoi përgjegjësitë e qeverisë, por nuk la jashtë përgjegjësive edhe drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë duke i akuzuar për abuzime të shumta financiare dhe shmangie nga drejtimi i institucioneve. 

“Nuk e kam kuptuar se si universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie. Zëri kryesor në buxhete janë automjete dhe orendi. Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Nuk ka problem, ta ketë. Por këto gjëra t’i dinë të tjerët. Po të shohësh shpenzimet e universitetit ka disbalanca ekstreme. Më falni po ku hyn qeveria këtu? Jo për të hequr përgjegjësinë e saj, sepse unë jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës që studentët i kanë dhënë qeverisë. Më thoni, studentët kërkojnë t’iu rritet pesha e votës, është kollaj të fshihesh, por është si t’i fshihesh një zjarri që ka rënë në kat të parë dhe tymi shkon në kat të tretë. Më thoni ju, si mund t’i përgjigjet një qeveri një turme që thotë nuk dua dialog. Nuk kam ardhur t’ju kërkoj të bëni punën time dhe të lehtësoni komunikimin në një kohë kur ndodh një protestë e tillë, ku për herë të parë studentët refuzojnë zgjidhjen. Dhe kjo nuk është mister dhe nuk ka nevojë të jesh politolog për të kuptuar kush e ka ujitur këtë rrënjë.”

Në fund Rama e mbylli takimin me drejtuesit e universiteteve me premtimin: Do të shihemi shumë shpejt. 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

ekonomi ekonomi arben gjata edi rama mynyr koni protesta e studenteve takimi me rektoret arben gjata edi rama mynyr koni protesta e studenteve takimi me rektoret

Sondazh

Poll