Ekonomi

Menduam se ishte Ilir Meta, fotoja e postuar nga Rozana Radi i bëri ‘lëmsh’ të gjithë

6 Shkurt 2019, 16:12 Nga DOSJA
Menduam se ishte Ilir Meta, fotoja e postuar nga Rozana Radi i bëri

Ditën e sotme, Rozana Radi postoi në Instagram një foto të vjetër të një bebi, ku bëri edhe pyetjen se kush ishte politikani? Komentet ishin të shumta, por jo të ndryshme, pasi të gjithë e menduan se ishte Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kjo foto u bë virale dhe le të themi se të gjithë u bëmë pak lëmsh, për faktin se ngjashmëria midis tyre ishte e madhe. E vërteta qëndron se bebi në foto ishte moderatorja shqiptare, Flori Dardha dhe njëkohësishtë edhe mikesha e Rozana Radit.  Në foton e postuar ajo shkruan: “Dhe ta mendosh që këtë bebin e vogël e ngatërruat të gjithë me z.Ilir Meta (shumica). Është Fiori Dardha. Lutemi të gjithë që të mos bëhet presidente një ditë se do na ndryshojë ‘kushtetutën’. Fiori Dardha bebe i ngjan z.Ilir Meta, ndërsa tani ke pak nga ‘Nard Ndoka.”

Një shaka e tillë sigurisht që nga Fiori është pritur mirë.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

ekonomi ekonomi

Sondazh

Poll