‘E kanë mendjen tek tualeti dhe minifundi’/ Mimi Kodheli tërhiqet nga deklaratat për mësueset: Kam doza indinjim
2 Korrik 2020, 19:37Nga DOSJA
TIRANË-Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli sqaroi në Euronews Albania përballë gazetares Ilva Tare komentet e debatuara për gjendjen e arsimit në Shqipëri.
Ndërsa mohoi që të ishte seksiste deklarata e saj nga takimi i kuvendit për mësueset që “nuk u del koha të jenë mësuese, pasi kujdesen për tualetin dhe minifundet”.
“Nuk mund të vijë nga një grua, për më tepër e kuruar siç jam unë një koment që ju e konsideroni seksist. Nuk flas për jetën personale të mësuesve. Kam thënë se dikur ka pasur një tjetër dedikim. Nuk ka qenë ulëritëse pamja e mësueses, ka qenë ulëritës ndikimi që kanë pasur tek ne,” tha znj. Kodheli.
Gazetarja Ilva Tare i kujtoi ish-ministres se mësueset konservatore me veshje më të thjeshta, jo domosdoshmërisht japin mësim më mirë se sa ato që bëjnë më tepër kujdes për veten.
“Ne jemi të gjithë të burgosur të paragjykimeve tona. Unë jam rritur në disa kushte të caktuara dhe jam produkt i atyre kushteve. Mos harroni, ne në shkollë çojmë për mësuesi ata që kanë mesataren më të ulët,” shtoi deputetja duke thënë se faji për këtë është dhe i politikës.
‘Problemi është nëse kjo vepër konsumohet në një vit të tërë brenda të njëjtit institucion, atëherë këtu ka një problem të madh. Sigurisht që unë kam doza indinjimi dhe ju mund të më thoni çfarë të doni komente seksiste apo jo, nuk merakosem fare se nuk jam unë problemi,” tha znj. Kodheli.
Deputetja socialiste tha se deklaratat e saj kishin karakter metaforik dhe se lidheshin me mësuesin si institucion dhe jo si individ.
“E kam tek mësuesi si fenomen shoqëror që duhet të jetë në avantgardë, jo politika në avantgardë,” shtoi ajo.
Lidhur me mungesën e balancës së jetës mësimore me atë sociale, kur mësuesit përdoren nga politika, gazetarja Tare i kujtoi Kodhelit përdorimin e mësuesve si sfonde në takimet politike, në aktivitete elektorale, në korrupsione dhe ndikime politike.
“Kemi ngritur një sistem, aplikimi ka qenë online, ka qenë me pikëzim, besoj se kemi bërë shumë gjëra të mira dhe kemi shkëputur shumë këtë fashë të shoqërisë nga ndikimi politik,” sqaroi deputetja, duke shtuar se puna për këtë është në progres dhe nuk mund të pritet për rezultate maksimale.
E pyetur nga znj. Tare nëse deputetët mund të bëjnë më shumë për mësuesit me mesatare të ulët apo mosfunksionimin e shkollës së drejtorëve, socialistja u përgjigj se po bashkëpunohej me qeverinë për të hartuar një paketë ligjore në mbrojtjeje në shkolla.
TIRANË- Analisti Andi Bushati komentoi procedurën e re të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë brenda PD. Duke folur nga “Open”, Bushat e ka quajtur kë...
TIRANË -Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është shprehur se situata aktuale nuk mund të quhet valë e dytë e COVID-19, pasi është e para. Sipas tij, t...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar 2 korrikun e 1999-ës, kur Kuvendi i Kosovës nënshkroi deklaratën kushtetuese, e cila e ve&ccedi...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Nesër paradite Hoti do të zhvillojë një taki...
TIRANË- Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka përshëndetur marrjen e presidencës 6 mujore të Bashkimit Europian nga Gjermania. Në një postim në Facebo...
TIRANË– Seanca plenare e 2 korrikut është shoqëruar me tensione të shumta. Duke harruar ngjarjet e 30 viteve më parë deputetët kanë vijuar debatet për &cce...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga opozita për projektin e rrugës Milot-Fier. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se nuk ka...
TIRANË– Arben Shehu është zgjedhur si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Shehu u betua sot në Kuvend, për postin e ri pas zgjedhjes me 108 vota pr...