Politike

Rritja e shifrave të COVID-19, Beqja: Kjo është vala e parë, masat duhet rimodelohen

2 Korrik 2020, 19:04 Nga DOSJA
Rritja e shifrave të COVID-19, Beqja: Kjo është vala e parë,

TIRANË -Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është shprehur se situata aktuale nuk mund të quhet valë e dytë e COVID-19, pasi është e para. Sipas tij, tashmë mund të kemi më shumë njerëz që mund të jenë të prekur. Më tej Beqja ka shtuar se në Evropë jemi vendi i 9-të për numër të prekurish dhe i 6-ti për fatalitete.

Kjo është vala e parë, megjithatë pas një goditje me kërcim, kemi ditë që kemi, 70-65 etj, ajo që është shqetësuese është se mund të ketë më shumë njerëz që mund ta kenë, Në Evropë jemi vendi i 9 për numrin e të prekurve dhe në vendin e 6 përsa i përket fataliteteve”, tha ish-ministri.

Njëkohësisht, Beqaj kërkoi rimodelim të masave mbrojtëse. Sipas ish-ministrit nuk duhet të mbyllemi, por të gjejmë mënyra për të bashkëjetuar me virusin.

“Unë mendoj se kemi ardhur në një pikë që masat e 15 javëve të para të rishikohen dhe të rimodelohen, unë po hedh teza për diskutim por le ti rishikojmë këto teza. Nuk po them të mbyllemi, por të gjejmë mënyra për të bashkëjetuar me virusin qoftë dhe për një periudhë të përkohshme”, tha Beqaj.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir beqja koronaviirusi ne shqiperi ilir beqja koronaviirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll