Politike

Jep dorëheqjen kreu i degës së PD-së në Korçë, Andrea Mano, zbulohet arsyeja e largimit nga posti

2 Korrik 2020, 14:42 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen kreu i degës së PD-së në

KORÇË– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Mësohet se Mano ka liruar “vendin” pasi do të marrë pjesë në garën brenda partisë për të fituar postin e kandidatit për deputet.

Shkak për dorëheqjen e tij është “formula” e re që po zbatohet brenda PD-së, në të cilën sqarohet se të gjithë ata që duan të kandidojnë për deputet dhe që mbajnë postin e drejtuesëve lokalë, duhet të heqin dorë nga detyra që mbajën.

Ndërkohë ende nuk dihet se kush do ta zërë vendin e Manos, për të koordinuar demokratët e Korçës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andrea mano korce pd ne korce andrea mano korce pd ne korce

Sondazh

Poll