Politike

Maxhoranca zgjedh kandidaturën e Metës në krye të KLSH-së, Rama ‘largon’ opozitën nga Kuvendi: S’marrim urdha nga ju

2 Korrik 2020, 07:14 Nga DOSJA
Maxhoranca zgjedh kandidaturën e Metës në krye të

TIRANË– Seanca plenare e 2 korrikut është shoqëruar me tensione të shumta. Duke harruar ngjarjet e 30 viteve më parë deputetët kanë vijuar debatet për çështjet politike të ditës, ku në fokus ishte Reforma Zgjedhore. Që në nisje të seancës, njoftimi i Gramoz Ruçit se ishte dorëzuar në Kuvend drafti i miratuar në Këshillin Politik, ka sjellë reagimin e opozitës. Deputeti Myslim Murrizi ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur jashtë Kuvendit dhe e ka quajtur atë një pazar.

Zgjedhorja ishte në fokus dhe të debateve të tjera, ku deputeti Taulant Balla preferoi që t’i përgjigjej dhe ultimatumit të Gazment Bardhit, i cili kërkoi që të votohej marrëveshja e KP sa më shpejt dhe pa ndryshime. Në të njëjtën linjë ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk merrte urdhra nga askush dhe aq më pak nga opozita jashtë Kuvendit.

Por para se Rama të fliste, deputetja Rudina Hajdari, i kërkoi atij që të tregonte se në cilën anë ishte, me atë që duan lista të hapura dhe apo me 10% që nuk duan lista të hapura. Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk beson që listat e hapura do bëjnë çudira. Numri një i qeverisë përmendi dhe opozitën parlamentare, duke thënë se nuk i kushtëzojnë dot vendimmarrjen.

Kjo frazë e kryeministrit solli dhe reagimin e deputetëve opozitarë të cilët bllokuan foltoren dhe Ruçi kërkoi 5 minuta pushim. Edhe pas rikthimit të ligjvënësve në Kuvend, sërish tensionet vijuan në sallë dhe opozita mbajti të bllokuar foltoren. 

Në këtë situatë Ruçi ndërpreu për herë të dytë seancën, duke gjetur gjuhën e përbashkët. Pasi rinisën diskutimet, Murrizi njoftoi vendimin e opozitës për të braktisur punimet në Kuvend dhe maxhoranca vijoi e vetme diskutimet.

Ndërkohë sot në Kuvend disa nga krerët e institucioneve të pavarura kanë lexuar raportin vjetor të vitit 2019. Kreu i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Guvernatori Bankës së Shqipërisë, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe anëtari i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar, kanë lexuar raportin. Për RTSH-në pati debate, pasi deputeti i PS, Tualant Balla  kërkoi që të anulohej kontrata për ndeshjet e Champions League, duke thënë se futbolli është luks.

Në fund të seancës, Kuvendi ka votuar dhe kandidaturën e Presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nga sot në krye të KLSH-së do jetë Arben Shehu.

 (A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama myslim murrizi opozita braktis seancen seance plenare 2 korrik 2020 edi rama myslim murrizi opozita braktis seancen seance plenare 2 korrik 2020

Sondazh

Poll