Politike

Akuzat e PD-së për rrugën Milot-Fier, Rama: S’kam fjalë, gjuhë e turpshme e atyre që duan të qeverisin Shqipërinë, su

2 Korrik 2020, 12:56 Nga DOSJA
Akuzat e PD-së për rrugën Milot-Fier, Rama: S’kam

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga opozita për projektin e rrugës Milot-Fier. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se nuk ka fjalë për gjuhën e opozitës, që e quan të turpshme, dhe shton se po sulmohet me fjalët më të ulëta projekti i rrugës. 

Më tej në reagimin e tij, kreu i qeverisë shton se opozita që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin.

“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare! Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin”, shkruan Rama.

Prej ditës së djeshme që qeveria ka prezantuar projektin për rrugën Milot-Fier, opozita ka reaguar kundër duke e quajtur një aferë korruptive. PD në deklaratë zyrtare dhe Basha sot nga Divjaka kanë thënë se projekti do të anulohet, pasi është aferë korruptive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama kunder opozites rruga milot-fier edi rama rama kunder opozites rruga milot-fier

Sondazh

Poll