Bota

U kritikua se menaxhoi keq situatën e pandemisë së Covid-19, jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re

2 Korrik 2020, 14:45 Nga DOSJA
U kritikua se menaxhoi keq situatën e pandemisë së Covid-19, jep

ZELANDË E RE- Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re, David Clark ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas kritikave të shumta në lidhje me menaxhimin e situatës gjatë periudhës së koronavirusit.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se lajmin e ka dhënë vetë Clark i cili ka thënë se ishte nën presion, pas shkeljeve të njëpasnjëshme të rregullave gjatë periudhës së izolimit, ku udhëtoi me familjen në plazh dhe doli për shëtitje në mal me biçikletë.

“Unë gjithmonë kam mendimin se ekipi duhet të jetë në rend të parë, kështu që unë kam vendosur që është më mirë për mua të tërhiqem”, tha Clark.

Dorëheqjen e tij e ka pranuar edhe kryeministrja e vendit Jacinda Ardern e cila në vendin e tij ka emëruar ministrin e Arsimit  Chris Hipkins, për të drejtuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë deri në zgjedhjet e ardhshme

Kujtojmë se javën e kaluar Clark  ka fajësuar mediat për mbulimin mediatik në lidhje me situatën.  Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani Zelanda e Re ka regjistruar 1.530 raste të koronavirusit dhe 22 viktima.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david clark koronavirusi ne zelanden e re david clark koronavirusi ne zelanden e re

Sondazh

Poll