Politike

Preken nga virusi 3 anëtarët e Task Forcës anti-COVID në Durrës, ditët e fundit kanë kryer kontrolle në bizneset e qytet

2 Korrik 2020, 11:42 Nga DOSJA
Preken nga virusi 3 anëtarët e Task Forcës anti-COVID në

DURRËS- Tre punonjës të Task-Forcës anti-COVID në Durrës kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit punonjësit kanë bërë kontrolle mbi subjekte dhe biznese të ndryshme. Dyshohet se ata janë infektuar gjatë kontrolleve që kanë bërë në këto subjekte.

 

Dy ditë më parë, Dosja.al raportoi se janë infektuar edhe 3 punonjës të ISHP-së në Durrës. Ky institucion u mbyll vetëm një dhe rifilloi punën ditën e djeshme. Ndërkohë punonjësit e infektuar janë karantinuar në banesën e tyre. Po kështu në herët, Dosja.al dha lajmin e se ka të infektuar edhe në zyrat e Kadastrës së qytetit, mes të cilëve është një sporteliste.

Në total nga COVID-19 janë shënuar 69 viktima. Së fumdmi, kanë humbur jetën 3 persona dhe janë konfirmuar 82 raste të reja. Harta është zgjeruar në 19 qytete. Po kështu, në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78  pacientë, nga të cilët 9 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll