Aktualitet

“Dëshmohet me video”, Evidentohet për herë të parë Foka e Mesdheut në bregdetin e Sarandës

2 Korrik 2020, 11:33 Nga DOSJA
“Dëshmohet me video”, Evidentohet për herë të

SARANDË– Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania” ka publikuar një video  ku shihet për herë të parë Foka e Mesdheut përgjatë bregdetit të jugut të Shqipërisë.

Në njoftimin e PPNEA-s  bëhet me dije se kjo video është regjistruar prej peshkatarëve të zonës të cilët  ushtrojnë pothuajse për çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare.

“Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u morën gjatë intervistave në Sarandë, Ksamil dhe Himarë. Nga përgjigjet u pa se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se banorët e zonës e mbështetnin mbrojtjen e këtij gjitari ujor.”- thuhet më tej në postim.

Postimi i Plotë:

Gjatë vizitave për investigimin e pranisë së fokës së Mesdheut në jugun e Shqipërisë, PPNEA arriti të dëshmojë me video, praninë e saj në Sarandë. Ky dokumentim u sigurua pas intervistave me peshkatarët, zhytësit, banorët lokalë si dhe përfaqësues të bizneseve. Filmimi është rregjistruar prej peshkatarëve të zonës, të cilët ushtrojnë çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare.  Sipas tyre, gjatë këtij viti, ju është dhënë mundësia për të parë disa herë dy individë të përmasave të ndryshme. Duke u bazuar në përshkrimin e karakteristikave të trupit mendohet të jenë një individ adult dhe një tjetër i ri i Fokës së Mesdheut. Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u morën gjatë intervistave në Sarandë, Ksamil dhe Himarë. Nga përgjigjet u pa se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se banorët e zonës e mbështetnin mbrojtjen e këtij gjitari ujor. PPNEA do të angazhohet vazhdimisht për sigurimin e qetësisë, në mënyrë që këtij lloji të rrallë t’i ofrohen kushtet e përshtatshme për strehim dhe riprodhim përgjatë brigjeve shqiptare dhe i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse do ta pikasin Fokën e Mesdheut.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet foka e mesdheut sarande foka e mesdheut sarande

Sondazh

Poll