Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Palmer: Me BE-në dhe SHBA-në nuk jemi rivalë, qëllimi është arritja e marrëveshjes mes vendeve 

1 Korrik 2020, 19:38 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Palmer: Me BE-në dhe SHBA-në nuk jemi

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari special i Bashkimit Evropaian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë ditën e sotme se se SHBA dhe BE nuk janë kundërshtar dhe se synimi i tyre është i njëjtë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë deklaratë Palmer e ka bërë gjatë një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE),

Palmer ka siguruar angazhimin e SHBA në rajon, që sipas tij do të bëhet për të siguruar qëllimin përfundimtar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se së fundmi, raportuesja e PE-së për Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon, në një video të ndarë në rrjetet sociale ka thënë se pret nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi në vjeshtën e këtij viti kur do të mbahet edhe samiti i Parisit.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi matthew palmer dialogu kosove-serbi matthew palmer

Sondazh

Poll