Aktualitet

Sulmohet makina e policisë me kallashnikov, të maskuarit nxjerrin armët dhe qëllojnë me breshëri efektivët në Vushtrri

1 Korrik 2020, 14:59 Nga DOSJA
Sulmohet makina e policisë me kallashnikov, të maskuarit nxjerrin

KOSOVË– Një makinë, patrullë e polciisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “2 maji”, në Vushtrri, rreth orës 13:03 minuta të ditës së sotme.

Policia e Kosovës ishte vënë pas një automjeti, në të cilin dyshonte se udhëtonin persona të dyshimtë dhe në momentin që po e ndiqte u sulmua nga personat që ndodheshin brenda saj.

Bëhet fjalë për një makinë të llojit “BMW”. Në momentin që personat që ndodheshin brenda BMW-së, vunë re policinë që po i ndiqte, nxorrën kallashnikovin dhe filluan të qëllonin drejt efektivëve.

E trembur dhe e shokuar nga plumbat, policia është tërhequr, ndërsa autorët e sulmit janë larguar në drejtim të fshatit Studime e të Sfaraqakut. Fatmirësisht nga kjo ngjarje frikshme nuk ka pasur policë të lënduar, dhe efektivët janë vënë në kërkim të autorëve. Po punohet për zbardhjen e identetit të tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kosove sulmohet policia ne vushtrri vushtrri kosove sulmohet policia ne vushtrri vushtrri

Sondazh

Poll