Aktualitet

Rezuloi e pastër në tri shtyllat e Vettingut, KPK konfirmon në detyrën gjyqtaren e Apelit të Tiranës

1 Korrik 2020, 12:08 Nga DOSJA
Rezuloi e pastër në tri shtyllat e Vettingut, KPK konfirmon në

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot vendimin për të konfirmuar në detyrë gjyëtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Në një njoftim për mediat, KPK bën me dije se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 29 qershor për subjektin e rivlerësimit, Valdete Hoxha, vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

Komisioni pas hetimeve ka vlerësuar se Hoxha ka rezultuar e pastër në të tria shtyllat, si integriteti moral, profesional dhe pasuror. Edhe pse ndaj saj ka pasur 33 denoncime, për komisionerët nuk janë marrë parasysh dhe kanë vendosur që Hoxha të vijojë detyrën.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo relatore, Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Po kush është Valdete Hoxha?

Hoxha është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit në Shkodër, më pas në Gjykatën Ushtarake të Apelit në Tiranë, dhe pas shkrirjes së kësaj të fundit tek Apeli i Tiranës. Ajo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe tashmë vijon të jetë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet valdete hoxha valdete hoxha konfirmohet ne detyre vettingu i gjyqtareve valdete hoxha valdete hoxha konfirmohet ne detyre vettingu i gjyqtareve

Sondazh

Poll