Aktualitet

Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë letër Ramës dhe Manastirliut, ja cilat janë kërkesat e tyre

1 Korrik 2020, 13:39 Nga DOSJA
Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë letër

TIRANË – Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë i janë drejtuar nëpërmjet një letre (Kliko KËTU) kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësië, Ogerta Manastirliu, ku kanë adresuar shqetësimet e tyre. Ndër të tjera ata kërkojnë që pronari i subjektit të jetë vetë farmacisti, të reduktohet numri i farmacive, të rishikohet marzhi i tregëtimit të barnave apo vendosja e orarit të shërbimit, të mos jetë kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ja cilat janë kërkesat e tyre

1. Duhen vendosur kriteret për hapjen e farmacive, si sa i takon sipërfaqes, distancës dhe numrit të banorëve për farmaci.

2. Duhet që pronar i subjetit farmaceutik të rivendoset farmacisti drejtues teknik i subjektit (kjo eksperiencë ekziston në vendet e BE, por ka qenë e aplikuar dhe tek ne).

3. Duhet limitim i numrit të farmacive që mund të ketë në pronësi pronari i farmacisë (jo më shumë se tre, referuar vendeve të BE).

4. Mënjanimi i konfliktit të interesit nëpërmjet parashikimeve që ligji duhet të jetë një kriter tjetër që duhet plotësuar kur dikush hap farmaci.

5. Duhet rishikuar marzhi i tregëtimit të barnave.

6. Duhet aplikuar e përcaktuar tarifë shërbimi për farmacistin (ekziston tek të gjitha profesionet e rregulluara që ofrojnë shërbim, nga ky rregull përjashtohet vetëm farmacisti).

7. Vendosja e orarit të shërbimit farmaceutik të jetë kompetencë e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë dhe jo e Ministrit të Shëndetësisë.

8. Importues-shpërndarësit, qofshin ata dhe farmacistë nuk duhet të kenë të drejtë të hapin farmaci. Identifikimi i pronarit/pronarëve nuk duhet të realizohet nëpërmjet NIPT-it, ai duhet të shërbejë si element i dallueshëm i subjektit vetëm në aspektin tregëtar. Identifikimi duhet të realizohet nëpërmjet individit si person fizik me aftësi juridike dhe për të vepruar.

9. Është domosdoshmëri hartimi sa më i shpejtë i një rregulloreje të shërbimit farmaceutik. Pas daljes së një ligji, ai duhet të plotësohet me akte të tjera normative. Ligji aktual i barnave dhe shërbimit farmaceutik ndërhyrjen e fundit e pati në vitin 2014. Jemi ende në mungesë dhe vuajmë pasojat e mosekzistencës së një rregulloreje e cila saktëson gjera specifike që lidhen me ligjin.

10.Të ndryshohen procedurat e deritanishme për hapjen e farmacisë. Miratimi pas kontrollit paraprak në ambientet që do shërbejnë si farmaci, duhet të paraprijë procedurat e nxjerrjes së të dhënave të biznesit të farmacisë pranë QKB.

11. Si institucion që japim dhe heqim të drejtën e ushtrimit të profesonit, përpunojmë të dhëna të cilat lidhen jo vetëm me farmacistin, por dhe me farmacinë, me përgjegjësi të plotë deklarojmë se numri i farmacive lidhur me numrin e banorëve që ndodhet në Shqipëri është shumë herë më i lartë se vendet e BE dhe rajonit. Shpërndarja e tyre në mosekzistencë të asnjë kriteri nuk garanton mbulim me shërbim farmaceutik në mënyrë të njëtrajtshme, por diferencon dhe shkakton diskriminim tek qytetarët, në një kohë kur e drejta për shëndet është një e drejtë Kushtetuese. Në këtë situate, kur kemi një mbihapje të farmacive, keqshpërndarje të tyre, mosekzistencë të asnjë përcaktimi sa i takon kritereve të hapjes së farmacisë, por dhe të pronarit që ka të drejtë ta hapi atë, do na dukej shumë e udhës dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe shërbimit farmaceutik, pezullimi deri në normim dhe stabilizim, sa i takon hapjes së farmacive.

Sipas UFSH, këto problematika kanë bërë që farmacitë të hapen nga persona që nuk kanë lidhje me këtë sektor. Sipas tyre, këta persona e shohin farmacinë si një njësi të mirëfilltë tregtare dhe interesi i tyre nuk është ofrimi i shërbimit shëndetësor.  Më tej në letër thuhet se shumë farmacistë janë të detyruar të zbatojnë urdhërat e punëdhënësve të tyre, edhe pse bien ndesh me parimet bazë të një profesionisti të shëndetësisë.

Më tej në letër thuhet, se subjektet farmaceutike me ligjin aktual përfitojnë vetëm një marzh tregëtimit nga bari, i cili nuk garanton realizimin e të ardhurave për likuiditetet e ndryshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ogerta manastirliu urdheri i farmacisteve te shqiperise edi rama ogerta manastirliu urdheri i farmacisteve te shqiperise

Sondazh

Poll