Aktualitet

Operacioni në Mikonos/ Zbulohen trafikantët shqiptarë që ‘varrosnin’ drogë me kova

1 Korrik 2020, 12:30 Nga DOSJA
Operacioni në Mikonos/ Zbulohen trafikantët shqiptarë që

GREQI-Trafikantët shqiptarë të drogës e kanë kthyer një pronë private në Ftelia të ishullit Mikonos, në “varrezë” droge ku e fshihnin aty duke e groposur në kova, kokainë dhe hashash!

Ditën e djeshme hetuesit e Prokurorisë së Antidrogës së Autoritetit Portual Mikonos në bashkëpunim me oficerët e policisë së Prokurorisë së Antidrogës në Selanik me një operacion në fushat e Ftelia dhe me ndihmën e qenve policorë, i prangosën pesë shqiptarë, tregtarë të drogës, që qendronin në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar 7.598 kg kanabis, 20,2 kg kokainë, një pistoletë zastava 7.62 mm me dy plumba, tre peshore precize, tre telefona celularë, 3,935 euro dhe 40 dollarë.

Informacioni për veprimin e tyre kishte mbërritur disa ditë më parë në zyrat e oficerëve të Prokurorisë së Antidrogës të Autoritetit Portual të Mikonos. Burimet  thonë se ata ishin pesë dhe në mënyrë të paligjshme, po fusnin sasi të mëdha droge, kryesisht kanabis, në ishullin e erërave.

Tregtarët shqiptarë të drogës me shumicë, u vunë menjëherë nën mbikëqyrje dhe siç rezultoi, ata kishin marrë me qira një shtëpi në zonën e Ftelia afër plazhit, një pronë me shumë hektarë.

Në fakt, shumë herë ishin parë duke hyrë në atë fushë dhe pastaj zhdukeshin!  Dje teksa kishin mbledhur informacionin e nevojshëm nga monitorimi fizik, hetuesit dhe Policia kaluan në fazën operative të planit dhe me një rrufeje në pronën shumëhektarëshe në Ftelia, ata i prangosën shqiptarët dhe me ndihmën e qenit  gjetën drogën e varrosur në tokë me kova.

Burimi: mykonosticker

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi operacion në mikonos trafikantet shqiptare ne greqi greqi operacion në mikonos trafikantet shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll