Politike

Gjiknuri dorëzoi marrëveshjen e KP në Kuvend, opozita: Të miratohet pa vonesë dhe pa ndryshime, qeveria të heqë dorë nga

1 Korrik 2020, 13:55 Nga DOSJA
Gjiknuri dorëzoi marrëveshjen e KP në Kuvend, opozita: Të

TIRANË- Opozita e bashkuar ka reaguar pas orë pasi Damian Gjiknuri ka dorëzuar në Kuvend draftin e miratuar në Këshillin Politik. Maxhoranca dhe opozita arritën marrëveshjen mes tyre dhe drafti tashmë është dorëzuar në Kuvend dhe pritet që të shqyrtohet nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore e më pas të miratohet në seancë plenare. 

Në një deklaratë për mediat, opozita e bashkuar kërkon miratimin e draftit pa humbur dhe i bën thirrje maxhorancës që të mos bëjë manovra për të bërë ndryshime dhe të heqë dorë nga provokimet.

Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.

Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve“, shkruhet në deklaratë.

Më herët, sot paradite bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka dorëzuar në Kuvend draftin final të marrëveshjes së arritur me opozitën jashtëparlamentare. Sipas drafit të dorëzuar në Kuvend, janë adresuar të gjitha pikat e nxehta që ka diskutuar opozita e maxhoranca në KP. Në realcionit shpjegues së dorëzuar bashkë me projektligjin e ri, bëhet me dije se ndryshimet janë dakordësuar në Këshillin Politik për reformimin e bazës ligjore për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Projektligjin e plotë të dorëzuar në Kuvend mund ta lexoni duke klikuar KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik mbyll punen opozita e bashkuar arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik mbyll punen opozita e bashkuar

Sondazh

Poll

Politike 1 Korrik 2020, 12:18

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka pritur shtatorin për të ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Me p...