Politike

Vijojnë diskutimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, deputetët dorëzojnë pyetjet për ekspertët

1 Korrik 2020, 13:51 Nga DOSJA
Vijojnë diskutimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, deputetët

TIRANË- Gramoz Ruçi mblodhi sërish sot Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit e Ligjeve, ku u diskutua për kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe rikthimin e listave të hapura. Komisionet kanë ngritur pyetjet për 4 konstitucionalistët, të përzgjedhur për të dhënë kontributin e tyre gjatë shqyrtimit të këtij projektligji të rëndësishëm.

Të gjithë deputetët e pranishëm, lexuan pyetjet që kishin për ekspertërt, por Ruçi ka ftuar dhe ligjvënësit e tjerë që brenda datës 3 korrik, të dorëzojnë dhe ata kpyetjet e tyre. Ndërkohë  ekspertëve iu la një javë kohë afat deri në datën 8 korrik për të parashtruar komentet dhe përgjigjet e pyetjeve e ngritura nga deputetët.

Në emër të grupit që drejton, Nimet Musai kërkoi shpjegime nga ekspertët për votën e Diaspoës, a mund të realizohet që në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse sistemi i ri i propozuar prej tyre krijonë mundësinë e sistemit 2 partiak në Kuvend.

Nga ana tjetër Edmond Stojku tha se kërkonte të dinte se cili sistem zgjedhor është më i mirë, dhe cili mund të jetë pragu më optimal për tu vendosur për zgjedhjet. Maxhoranca në pyetjet e saj të lexuara nga Ulsi Manja e vuri theksin tek ndryshimet dhe kërkoi të dinte nëse do të krijonin një proces zgjedhor të lirë dhe të ndërshëm.

Për deputeten Rudina Hajdari, ekspertët duhet të japin shpjegime nëse ndryshimet e propozuara adresojnë rekomandimet e OSBE dhe cilat pika konkretisht. Po ashtu ajo tha se duhet të sqarohet nëse nisma e re rrëzon precedentin për mos lejimin e kandidatëve me të shkuar kriminale që të futen në Kuvend dhe zyrat e bashkive.

Një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve u miratua kalendari i punës dhe parashikohet qëë në 30 korrik kërkesa për ndryshimin e sistemit të votohet në seancë plenare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grmoz ruçi kuvendi shqyrton kerkesen e opozites ndryshimi i sistemit zgjedhor grmoz ruçi kuvendi shqyrton kerkesen e opozites ndryshimi i sistemit zgjedhor

Sondazh

Poll

Politike 1 Korrik 2020, 12:18

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka pritur shtatorin për të ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Me p...