Politike

Fitoi betejën me COVID-19/ Adriatik Alimadhi “ia mbath” për plazh, deputeti publikon “selfie” nga pushimet

1 Korrik 2020, 10:54 Nga DOSJA
Fitoi betejën me COVID-19/ Adriatik Alimadhi “ia mbath”

Shqipëri- Deputeti Adriatik Alimadhi është larguar nga Tirana për të kaluar disa ditë relaksi në plazh. Ka qenë vetë deputeti në rrjetet sociale, i cili ka publikuar disa foto ku shfaqet në plazh. Madje,ai ka bërë edhe një foto “selfie”, ku shfaqet i veshur sport dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk ka munguar edhe një koment nga ana e deputetit, i cili ka shkruar: “Muaj të mbarë!”

 

Deputeti Alimadhi u infektua me COVID-19. Ai qëndroi 41 ditë në spital dhe më pas mori mjekim në shtëpi. Së fundmi, ai ka bërë një denoncim të fortë, pasi u shpreh se në Kuvend ka pasur edhe deputetë të tjerë që janë infektuar me koronavirus.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi adriatik alimadhi

Sondazh

Poll