Bota

Publikohen përgjimet e telefonatave/ Trump “lëshonte gojën” nga zyra e tij, Merkelin e quan ‘budallaqe’, Kim Jong-un-

30 Qershor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Publikohen përgjimet e telefonatave/ Trump “lëshonte

SHBA- Ditën e sotme janë publikuar disa përgjime telefonike të presidentit të Amerikës, Donald Trump, në të cilat pretendohet se ai ka ofenduar dy zyrtare të larta. Në përgjimet e publikuara nga gazetari amerikan Carl Bernstein, pretendohet se Trump thotë se ish-kryeministrja britanike Theresa May është ‘e dobët’ kurse kancelarja gjermane Angela Merkel është ‘budallaqe’.

Ndërkohë gazetari ka shtuar se presidenti ishte më miqësor me liderin rus Vladimir Putin. Nuk mungojnë as detaje nga telefonatat me liderët e tjerë. Sipas gazetarit, Trump mburrej shpesh me mbretin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe me diktatorin koreano-verior, Kim Jong Un për pasurinë dhe inteligjencën e tij.

Trump bënte sulmet më të ashpra ndaj lidereve femra, si me ish-kryeministren britanike Theresa Ma. Në bisedat për koronavirusin apo Brexit, May tingëllonte nervoze dhe e hutuar teksa fliste me Trump, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel nuk trazohej fare nga çfarëdo që ai i deklaronte. Prandaj Presidenti e quante atë ‘budallaqe’ dhe akuzonte se ‘rusët e kishin në xhep.”

Raportohet se Trump gjithashtu injoroi kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për t’i kërkuar Merkel që ta bënte publikisht përgjegjës presidentin rus Putin për helmimin e ish-spiunit, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia.

Burimi:Metro

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel donald trump theresa may angela merkel donald trump theresa may

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2020, 17:17

Një picë me simbolin nazist

Kur Misty Laska në Middleburg Heights të Ohajos hapi kutinë prej kartoni me picën brenda, gjëja e parë që vuri re ishte se pica nuk ishte e prerë.Pastaj ajo dhe...