Aktualitet

KPA se lejoi të mbronte Rovena Gashin, flet e motra: Ia hoqën të drejtën, po tregoj ligjin para kamerave

4 Prill 2019, 09:21 Nga DOSJA
KPA se lejoi të mbronte Rovena Gashin, flet e motra: Ia hoqën të

TIRANË-Motra e Rovena Gashit, Ema Gashi ka dalë para gazetarëve në përfundim të seancës në KPA. Ema Gashi, tha se KPA është në shkelje të ligjit, pasi nuk lejoi që ishte asistente e të motrës.

I hoqën të drejtën e mbrojtësit, unë që jam Ema Gashi, motra e subjektit Rovena Gashi, s’mund te legjitimohem si mbrojtëse. Po detyrohem të tregoj ligjin para kamerave, pa na kërkuar ne mendimin paraprak. Se dinim që kjo do përbënte problem. KPA tha se neni 39 i Kodit të Procedurës të Administraturës, nuk gjen zbatim. Ligji thotë ndryshe. Subjektit ka të drejtë të mbrohet.

Ditën e sotme, ish-prokurorja Rovena Gashi ka dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelit ku kërkon zhbërjen e vendimit të KPK që e nxorri atë jashtë sistemit të drejtësisë.(Lexo ketu) Gjatë seancës ka patur debate të ashpra edhe mes motrës së Gashit, dhe përfaqësuesit të ONM, pasi Gashi pyeti Theo Jacobs se pse mori ai pjesë në këtë seancë dhe jo zyrtarja që ishte paralajmëruar. (Lexo ketu)

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ema gashi rovena gashi ema gashi rovena gashi

Sondazh

Poll