Aktualitet

Replikat në KPA/ E motra e Rovena Gashit i kërkon llogari ndërkombëtarit: Çfarë doni ju këtu?

4 Prill 2019, 08:39 Nga DOSJA
Replikat në KPA/ E motra e Rovena Gashit i kërkon llogari

Tiranë-  Ditën e sotme është është zhvilluar seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndaj prokurores Rovena Gashi e cila nuk kaloi Vettingun dhe kërkon rikthimin në detyrë.

Ish-prokurorja Rovena Gashi kishte zgjedhur si avokate mbrojtëse motrën e saj Ema Gashin, kërkesë që u rrëzua nga trupa gjykuese e KPA. (Lexo ketu)

Por në këtë seancë nuk kanë munguar edhe debatet mes avokates Gashi dhe përfaqësuesit të OMN-së Theo Jacobs.

Motra e Gashit ka pyetur Jacobs pse ishte ai në seancë dhe jo Mia Rozing.  Ajo tha se Jacobs se nuk duhet të ishte në seancë pasi në e-mail ishte njoftuar se duhet të ishte Mia Rozing. Jacobs i është përgjigjur se kolegia e tij ishte e sëmurë. Motra e ish-prokurores ka theksuar se Rovena Gashit prej një dekade i është bërë Vetting.

DEBATET NË SEANCË:

Rovena Gashi: Do të asistohem në proces nga Ema Gashi.

Albana Shtylla: Është edhe e afërmja juaj?

Rovena GashiPo, është motra ime, gjyqtare në Durrës.

Ema GashiJam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë Vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing.

Po ashtu për arsye shëndetësore na është thënë se nuk është dot e pranishme sot për arsye shëndetësore. Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie e zoti Teo Jacobs është këtu?

Teo Jacobs: Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.

Ema Gashi: E kuptuan që nuk paska një vendim të ONM-së për zëvendësimin e Mias me Teo Jacobs

Kreu i trupës, Albana Shtylla: Do të doja të limitoheni në vijimin e diskutimit pas vendimmarrjes dhe kërkesës paraprake që paraqiti vëzhguesi.

Shkarkimi i Gashit

Në korrik të 2017 KPK shkarkoi nga detyra prokuroren Rovena Gashi  për shkak se doli në përfundimin e kishte feshehur pasurinë. Pas pezullimit nga detyra  prokurorja Rovena Gashi refuzoi seancën e KPK pasi sipas saj ky institucion e kishte marrë vendimin 8 muaj më parë. Gashi theksoi se në lidhje me këtë çështje do të paraqitej para gjykatës ku dëgjohet zëri saj pasi ka shumë shkelje proceduriale.

(J.V/F.G/Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ama gashi debati gashi-jacob rovena gashi seanca në kpa ama gashi debati gashi-jacob rovena gashi seanca në kpa

Sondazh

Poll