Sport

PSG driblon Interin, firmos me lojtarin që zikaltrit prisnin në Milano

29 Qershor 2020, 17:37 Nga DOSJA
PSG driblon Interin, firmos me lojtarin që zikaltrit prisnin në Milano

Interi mbetet thatë. PSG ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Layvin Kurzawa, i cili ishte në fund të kontratës së tij dhe pritej të largohej nga Parisi.

Meqë ka patur edhe probleme me drejtuesit, Interi ishte gati ta transferonte lojtarin me parametra zero, por në fund drejtori sportiv Leonardo ka sheshuar gjithçka.

Mbrojtësi i Francës ka firmosur për 4 vitet e ardhshme dhe do të ketë rritje page. Tifozët parisienë e pëlqejnë shumë 31-vjeçarin. Trajneri Antonio Conte me siguri është zhgënjyer.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport interi merkato psg interi merkato psg

Sondazh

Poll