Aktualitet

U fut për t’u larë në liqen, mbytet 16-vjeçari në Kukës. Polumbarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë pas disa orësh

29 Qershor 2020, 12:44 Nga DOSJA
U fut për t’u larë në liqen, mbytet 16-vjeçari

KUKËS– Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mesditë në Kukës. Sipas informacioneve mësohet se një 16-vjeçar është mbytur në Liqen.

Policia ka njoftusr se mësohet se ka ndodhur në fshatin Bardhoc, ku adoleshenti është futur në ujë për t’u larë, por është mbytur.

“Në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.”, njofton policia.

Pas ngjajres në Bardhoc kanë shkuar dhe polumbarët e forcave RENEA, të cilët pas disa orësh kërkime kanë gjetur trupin e pajetë të 16 vjeçarit me inicialet L.G., që u mbyt teksa po lahej.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 16-vjeçari ne kukes mbytet 16-vjeçari ne kukes

Sondazh

Poll