Bota

Sekretari i Shëndetësisë amerikane: “Dritarja po mbyllet” për të ndaluar koronavirusin, SHBA shënon mbi 2.6 milionë r

29 Qershor 2020, 08:30 Nga DOSJA
Sekretari i Shëndetësisë amerikane: “Dritarja po

SHBA– Alex Azar, anëtari aktual i kabinetit presidencial i cili shërben si Sekretar i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i Shteteve të Bashkuara ka komentuar situatën e krijuar në Amerikë nga koronavirusi. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që tashmë kur në jug të vendit rastet me Covid-19 janë shtuar shumë, çdo kush duhet të jetë vigjilentë dhe të zbatojë masat e vendosura për frenimin e koronavirusit.

Azar ka paralajmëruar se “dritarja po mbyllet” mbi mundësinë e vendit për të ndërmarrë veprime që të  frenohet në mënyrë efektive koronavirusi, pasi numri i rasteve të konfirmuara  me Covid-19  ka tejkaluar mbi 2.5 milion.

Për të tretën ditë rradhazi  të shtunën numri i çështjeve të konfirmuara në SHBA kaloi  mbi 40,000. Në Arizona, rastet janë rritur me 267% deri në qershor, me një rekord  ditor prej 3,857 ditën e djeshme.  Numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA nga Covid-19 kanë kaluar 125,000 me më shumë se 2.5 milion raste të konfirmuara, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Rritja e shpejtë në rasteve të reja me Covid-19 ka qenë më e theksuar në një pjesë të vogël të shteteve jugore dhe perëndimore që u rihapën më herët me mbështetjen e administratës Trump, pavarësisht se zyrtarët  shëndetësorë kanë bërë thirrje që të mbahen ende masat në mënyrë që numri i rasteve të reja të ulet.

Azar pranoi se SHBA-ja po sheh një rritje të rasteve të reja, por shumica e tyre janë persona  nën moshën 35 vjeç, që do të thotë se një numër i madh i atyre do të jenë asimptomatikë, duke paraqitur një sfidë tjetër për autoritetet që po përpiqen të kontrollojnë shpërthimet e reja.

“Kjo është një situatë shumë e rëndë, “dritarja po mbyllet” për të ndaluar përhapjen e virusit. Ne duhet të veprojmë dhe njerëzit si individë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Ne kemi nevojë për distancë sociale, duhet të mbajnë maskat për fytyrën.”- tha ai.

Azar argumentoi se SHBA-ja është në një pozitë më të mirë se dy muaj më parë në luftën kundër virusit sepse po kryen më shumë testime dhe ka terapi të disponueshme për të trajtuar Covid-19. Por ai pranoi që shtrimet në spital dhe vdekjet mund të rriten brenda javëve të ardhshme.

Administrata Trump ka kohë që është kritikuar për përgjigjen e saj ndaj krizës së koronavirusit, dhe presidenti ka qenë shpeshherë në kundërshtim me zyrtarët e shëndetit publik sa i përket masave për frenimin e virusit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alex azar koronavirusi ne shba alex azar koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2020, 07:08

BE me sytë nga Merkeli dhe presidenca gjermane

GJERMANI–“Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Europian”. Kancelarja gjermane, Angel...