Bota

Kishte paralajmëruar se do reagonte sot, Thaçi shtyn konferencën: Do flas nesër në orën 20:00

28 Qershor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Kishte paralajmëruar se do reagonte sot, Thaçi shtyn

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të zhvillojë sot konferencën e paralajmëruar. Sipas mediave në Kosovës, bëhet me dije se Presidenti do të flasë nesër për aktakuzën e ngitur nga Prokuroria Speciale.

Më tej shtohet se kreu i shtetit pritet që nesër rreth orës 20:00, të dalë para mediave dhe të mbajë qëndrimin e tij për të gjithë debatin e krijuar ditët e fundit.

Më herët Thaçi kishte paralajmëruar vetë se të dielën do t’iu drejtohet qytetarëve pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

Thaçi nuk është i vetmi nën akuzë, pasi bashkë me të akuzohet edhe kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së. Thaçi, Veseli dhe luftëtarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Ndërsa nga ana tjetër publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaçi nën akuze konferenca e thacit per akuzat e speciales hashim thaci hashim thaçi nën akuze konferenca e thacit per akuzat e speciales

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2020, 12:35

Merkel: Kina sfidë për demokracitë liberale

Merkel e vlerëson ngjitjen e Kinës si superfuqi ekonomike një sfidë për demokracitë liberale. BE duhet të zhvillojë një politikë të njësuar ndaj Kinës, kërkon a...