Bota

“S’mund të jap detaje sepse…” Aleksandër Vuçiç  flet për zgjedhjet në SHBA: Do ishte mirë për Serbinë nëse do

28 Qershor 2020, 12:55 Nga DOSJA
“S’mund të jap detaje sepse…” Aleksandër

SERBI- Zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shihen si favore  të shumë proceseve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor e në veçanti për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ekspertëve të huaj, situata do të jetë në favor të Kosovës në rast se Joe Biden do të fitoj garën presidenciale  duke shtuar se  do të shmanget një marrëveshje potencialisht e keqe në rast se Donald Trump humb zgjedhjet.

Lidhur me këtë situatë e cila prej disa ditësh është bërë kryefjalë e mediave rajonale por jo vetëm  ka folur edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiç, i cili është shprehur se  do të jetë shumë mirë për pozitën e Serbisë në rast se Donald Trump fiton edhe një mandate të dytë.

“Unë nuk besoj në ndryhshime të mëdha në politikën amerikane, por besoj në ndryshime të vogla, të cilat do të kishin një rëndësi të madhe për Serbinë”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë ai ëhstë shprehur se nuk mund të jap më shumë detaje pasi kjo gjë do të sillte përeqësimin e pozicionit të Serbisë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic donald trump aleksander vucic donald trump

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2020, 12:35

Merkel: Kina sfidë për demokracitë liberale

Merkel e vlerëson ngjitjen e Kinës si superfuqi ekonomike një sfidë për demokracitë liberale. BE duhet të zhvillojë një politikë të njësuar ndaj Kinës, kërkon a...