Bota

Koronavirusi hyn në Kuvendin e Kosovës! Pozitiv kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Gashi: Unë dhe familja jemi me COVID-1

28 Qershor 2020, 09:54 Nga DOSJA
Koronavirusi hyn në Kuvendin e Kosovës! Pozitiv kreu i grupit

PRISHTINË– Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, duke dhënë edhe detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Gashi shkruan se pozitivë kanë rezultuar edhe të gjithë anëtarët e familjes së tij duke njoftuar se të gjithë janë karantinuar.

“Të nderum miq, me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor. Faleminderit!,”-shkruan ai.

Ndërkohë që nuk dihet nëse Gashi ka pasur kontakte me kolegë të tjerë në Kuvendin e Kosovës apo brenda partisë.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben gashi koronavirusi ne kosove kosove arben gashi koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll