Bota

Merr fund heshtja! Sot Hashim Thaçi u drejtohet qytetarëve pas akuzave për krime lufte, mister ‘dorëheqja’

28 Qershor 2020, 07:24 Nga DOSJA
Merr fund heshtja! Sot Hashim Thaçi u drejtohet qytetarëve pas

PRISHTINË– Pas shumë ditësh heshtje, sot është dita kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet për aktakzuat e ngitura ndaj tij për krime lufte.

Ashtu siç edhe e kishte parashikuar dy ditë më parë, kur sapo kishte “zbarkuar” në Shqipëri, sot Thaçi pritet që të japë deklaratën e parë zyrtare nga zyra e tij duke iu drejtuar qytetarëve.

“Të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund” shkroi Thaçi.

Nuk dihet se cili do të jetë njoftimi që Thaçi ka për të ndarë me qytetarët. Më herët, në të njëjtën situatë ka qënë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka lënë dy herë postin e kreut të qeverisë për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare.

Por Thaçi nuk është i vetmi nën akuzë, bashkë me të është edhe kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së. Thaçi, Veseli dhe luftëtarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Ndërsa nga ana tjetër publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaçi nën akuze kosove hashim thaci hashim thaçi nën akuze kosove

Sondazh

Poll