Bota

Tronditet familja dhe mjekët në Indi/ Foshnja lind pa duar e pa këmbë (SINDROMA E RRALLË)

28 Qershor 2020, 09:46 Nga DOSJA
Tronditet familja dhe mjekët në Indi/ Foshnja lind pa duar e pa

INDI– Një familje në Indi është tronditur pasi fëmija i tyre ka lindur pa këmbë dhe pa duar. Mediat e huaja kanë bërë me dije se gruaja në moshën 28 vjeçe, ka lindur foshnjën  pa katër gjymtyrët e saj.

Ndërkohë të shokuar kanë ngelur edhe mjekët por sipas tyre kjo është pasojë e një deformimi gjenetik shumë të rrallë, që quhet çrregullim kongjenitale autosomale recesive, Tetra-Amelia.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamje ku tregojnë gruan që mban në duar beben e mbështjellë me një leckë, të cilës i mungojnë krahët dhe këmbët sakaq Dr.Suresh Aggarëal, pediatër në Spitalin Rajiv Gandhi Smriti, Sironj, tha që foshnja është plotësisht e shëndetshme dhe se po kontrollohet nëse organet e saj të brendshme janë zhvilluar siç duhet.

Po çfarë është Sindroma Tetra-Amelia?

Sindroma Tetra-Amelia është një çrregullim gjenetik i shkaktuar nga mutacionet në gjenin WNT3 dhe është jashtëzakonisht i rrallë. Sindroma prek një në 100,000 të sapolindur. Një studim i vitit 2011 nga Dr Eva Bermejo-Sanchez i Qendrës së Kërkimit mbi Anomali kongjenitale (CIAC) në Instituto de Salud Carlos III në Spanjë, tregon se çrregullimi ndodh në një nga 71,000 shtatëzani.

Burimi:dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi indi

Sondazh

Poll