Bota

Rekord infeksionesh në Indi/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 19,906 raste të reja dhe 410 viktima

28 Qershor 2020, 10:42 Nga DOSJA
Rekord infeksionesh në Indi/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 19,906

INDI- India ditën e sotme ka shënuar record infektiesh. Sipas autoriteteve shëndetësore në vend gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19,906 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i të infektuarve që vendi regjistron brenda një dite. Tashmë numri i të prekurve në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 528,859 pacientë.

Po ashtu, ministria e Shëndetit në vend njoftoi se u regjistruan 410 viktima, ndërsa totali i personave që e kanë humbur betejën me Covid-19 rritet në 16,095 të tjerë bIndia që nga fillimi i emergjencës shëndetësore deri më tani janë shëruar 309,712 persona.

Mësohet se vendi pritet që të hapë një godinë “spitali Covid” me 10,000 shtretër për të trajtuar të sëmurët.

Burimi:zeenews.india.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll