Aktualitet

‘Formula 1’ në rrugën Tiranë-Durrës! “Rrugorja” i pret me radarë e drager, për 2 netë kontrolle, pezullohen 35 pa

28 Qershor 2020, 07:40 Nga DOSJA
‘Formula 1’ në rrugën Tiranë-Durrës!

TIRANË– Policia rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë e drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Gjatë kontrollit, Policia ka evidentuar që ka ende shoferë që abuzojnë me shpejtësinë, e cila varion nga 146 km/h – 175 km/h. Por nuk mungojnë as abuzuesit me alkoolin dhe ata që kryejnë manovra të rrezikshme. 

Përgjatë dy netëve janë pezulluar 23 leje pasi shoferët kishin kaluar normën e lejuar të shpejtësisë, ndërsa 7 patenta u hoqën për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

POSTIMI I PLOTË: 

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë. Kontrolle të shtuara ne radar e dragera në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit gjatë fundjavës në kryeqytet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Shpejtësia, alkooli, manovrat e rrezikshme ne rruge, mos rregullimi i shpejtesise, të gjitha këto në fokusin e punës së Policisë Rrugore përgjatë fundjavës.

Si çdo fundjave tjeter, kane vijuar kontrollet parandaluese me sherbime te shtuara, me perdorimin e radareve dhe aparateve alkooltestues, ne te gjitha rruget urbane dhe interurbane te kryeqytetit, te evidentuara me rrisk per ngjarje rrugore.

Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe te tjeret, me shpejtesi qe variojne nga 146 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme per te shkaktuar tragjedi ne rruge, ne rast aksidenti rrugore.

Nga verifikimet ne terren, deri ne keto momente gjatë dy netëve jane pezulluar 23 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara, 7 te tjera per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit si dhe 5 drejtues mjetesh te arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe te pa pajisur me leje drejtimi.

Nderkohe po vijojne kontrollet, ne zona dhe rruge te ndryshme te kryeqytetit, me qellim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurise ne rruge, me efektive te uniformuar dhe civile duke perdorur te gjitha pajisjet speciale te nevojshme ne funksion te dokumentimit dhe verifikimit te shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugore qe behen shkak per ngjarje rrugore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2020, 22:17

TIRANË– Merr fund arratia për Ilir Xhepajn alias Ilir Lika. 33-vjeçari u arresua ditën e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku edhe ishte strehua...