Bota

Ish-Ambasadori i SHBA-së në Serbi: Publikimi i akuzave për Thaçin dhe Veselin thellojnë hendekun mes BE-së dhe Amerikës

27 Qershor 2020, 15:36 Nga DOSJA
Ish-Ambasadori i SHBA-së në Serbi: Publikimi i akuzave për

KOSOVË– Ish Ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery, ka thënë se publikimi i aktakuzave ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është një shembull tjetër i zgjerimit të hendekut në mes të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij publikimi i aktakuzës para takimit të caktuar në Uashington nuk është e rastësishme.

“Askush nuk do të besojë se është rastësi,”- ka thënë Montgomery për Tanjug.

Pak ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze william montgomery hashim thaçi nën akuze william montgomery

Sondazh

Poll