Aktualitet

Operacioni “Ndjekja”! Policia jep detajet, si ra në gjurmët e Ilir Likës, për të u ‘kontrolluan’ 4 qytete

28 Qershor 2020, 06:57 Nga DOSJA
Operacioni “Ndjekja”! Policia jep detajet, si ra në

KURBIN– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Ndjekja”, gjatë të cilit u arrestua Ilir Lika (Xhepaj). Duke e konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka dhënë detajet e para nga operacioni. 

33-vjeçari ndiqej prej ditësh nga Policia pasi gjatë hetimeve ishin siguruar informacione se ai fshihej në Tiranë. Pas shumë ditëve në kërkim, ai është mundur që të zbulohet i fshehur në një banesë në zonën e Astirit. Për kapjen e tij, u kërkuan katër qytete: Laç; Kamëz, Tiranë dhe Lezhë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”. Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Gjithashtu, ky shtetas është me masë sigurie “Arrest në burg”, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z. M., ngjarje e ndodhur në Laç, më datë 15.05.2020.

Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhhvillua në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.
Nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenit i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes,si dhe për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të ngjarjes së datës 30 maj në fshatin Gjormë dhe të ngjarjes së ndodhur më 15 maj në Laç, kanë vijuar puna intensive dhe të pandërprerë, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin.

Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Z. M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim “, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja.

Ilir Lika-Xhepaj u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergji (Marku) në Laç disa javë më parë. Lika (Xhepaj) u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit pas arrestimit të Eduart Lamajt, ekzekutori i dy biznesmenëve. Bashkë me Lamajn dhe Ilir Likën, grupit të Kurbinit i “mungojnë” edhe dy anëtarë të tjerë, që u filmuan nga kamerat e sigurisë në hotel A&A. Elson Alija dhe Klaudio Perkola, janë pjesë e grupit dhe janë ende në kërkim. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilir xhepaj ilir lika policia e shtetit arrestohet ilir xhepaj ilir lika policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2020, 22:17

TIRANË– Merr fund arratia për Ilir Xhepajn alias Ilir Lika. 33-vjeçari u arresua ditën e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku edhe ishte strehua...