Aktualitet

‘Kape?! U kap!”/ PAMJET kur Ilir Xhepaj prangoset në Astir, me armë në dorë “mbajti” djemtë e biznesmenit. Roli i t

28 Qershor 2020, 05:25 Nga DOSJA
‘Kape?! U kap!”/ PAMJET kur Ilir Xhepaj prangoset në Astir, me

TIRANË– Ilir Xhepaj u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, ku edhe ishte fshehur pas vrasjes së dyfshishtë të ndodhur më 30 maj në Laç. I rrethuar nga disa efektivë policie, i riu u prangos për t’ju bashkuar mikut të tij, Eduart Lamaj.

Nga videoja e publikuar mund të dëgjohet vetëm: Kape! U kap, u kap!

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu ka mbajtur nën kërcënimin e armës dy djemtë e Paulin Gjergjit (Marku) jashtë hotelit, teksa Lamaj ekzekutonte me armë brenda atë dhe mikun e tij, Bujar Likën.

I riu u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit pas arrestimit të Eduart Lamajt, ekzekutori i dy biznesmenëve. Lamaj u kap pasi u fsheh për mbi 3 javë në Tiranë tek e motra, dhe po kurohej fshehurazi tek spitali Amavita në Qytet Studenti. Bashkë me Lamajn dhe Ilir Likën, grupit të Kurbinit i “mungojnë” edhe dy anëtarë të tjerë, që u filmuan nga kamerat e sigurisë në hotel A&A . Elson Alija dhe Klaudio Perkola, janë pjesë e grupit dhe janë ende në kërkim.

Deri më tani, autori kryesor, Eduart Lamaj ka mohuar një planifikim të vrasjes, por kjo për hetuesit është vetëm një alibi. Dyshohet se katërshja ka shërbyer si skuadër vrasësish me pagesë, që kanë kryer dhe një sërë ngjarjesh të tjera në zonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilir xhepaj eduart lamaj ilir lika vritet biznesmeni bujar lika arrestohet ilir xhepaj eduart lamaj ilir lika vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll