Bota

“Më përdhunuan”/ Trillimi i të dashurës i bën gropën të riut, vret dy ‘emrat’ që nxorri 16-vjeccarja nga goja dh

27 Qershor 2020, 09:05 Nga DOSJA
“Më përdhunuan”/ Trillimi i të dashurës i

RUSI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur  në Rusi ku një 26 vjeçar ka goditur me thikë dy adoleshentë dhe më pas ka qëlluar veten me armë gjahu, pasi e dashura i tha se ata  kishin abuzuar seksualisht me të.

Mediat e huaja kanë raportuar se i riu Ruslan Lebedev, goditi me thikë Maxim Khabibullin, 17-vjeç dhe Alekxandër Rain, 16 vjeç, duke qenë se e dashuara e tij me emrin Anna i ka rrëfyer se dy adoleshentët e kanë detyruar që të bënte seks me ta.

Mësohet se Khabibullin ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Rain raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë  në momentin kur 26-vjeçari i tregoi të dashurës se çfarë kishte bërë, u shokua pasi ajo i tregoi më pas se adoleshentët nuk kishin abuzuar  vërtetë me të dhe të gjithë këtë histori ajo e kishte trilluar.

Më pas  sipas asaj që raportohet ai rëndua psikologjikisht për vrasjet e kryera, duke e çuar atë deri në vetëvrasje. Ruslan kishte varë veten në një pyll  dhe pranë trupit të pajetë të tij u gjet një armë gjahu.

Burimi:kvnews.ru

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ruslan lebedev ruslan lebedev

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2020, 19:59

SHBA- Ish-pronari miliarder i Formula 1, Bernie Eçlestone ka shokuar sot me një intervistë që ka dhënë për mediat e hujaj në lidhje me racizmin.89 vje&cc...