“S’ka më kufizime”, APP njofton: Nga sot të gjitha institucionet mund të zhvillojnë të gjitha tenderimet
26 Qershor 2020, 18:43Nga DOSJA
TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar sot se të gjitha autoritetet tenderuese mund të zhvillojnë prokurorime pa asnjë kufizim. Në një njoftim APP, bën me dije se pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, tenderat janë rihapur sërish.
Prej 24 marsit, prokurimet publike të institucioneve kanë qenë të kufizuara në kryerjen e procedurave të prokurimit vetëm për mbulimin e nevojave të dala nga situata e pandemisë së koronavirusit, për shpalljet e reja që lidheshin me tërmetin e 26 nëntorit, si dhe ato që kishin të bënin me shërbime të rëndësishme me komunitetin.
“Në vijim të njoftimeve mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe VKM Nr. 342, datë 25.04.2020 “’Për zgjatjen e fatkeqësisë natyrore’”, bëhet me dije në njoftim.
Për gati tre muaj tenderat që u zhvilluan kishin të bënin me prokurimet për medikamente, për ushqime për familjet në nevojë për të përballuar situatën e Covid-19. Vendimi nga Agjencia e Prokurimi Publik u miratua në 1 prill dhe u anuluan të gjithë tenderat me vlerë të vogël, që nuk lidhen me situatën e pandemisë. Por për anulimin e tenderave pati dhe një Akt Normativ nga Kryeministri, me qëllim që të frenonte abuzimin e institucioneve në kohë pandemie. Por dhe pse tenderat kanë qenë të bllokuar gjatë pandemisë janë raportuar prokurime që s’kanë pasur lidhje me COVID-19 dhe përballimin e situatës së emergjencës.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË- Një bandë shqiptarësh në Spanjë është shkatërruar nga Garda Civile. Sipas mediave vendase bëhet me dije se pre e bandës kishte rënë dhe ish-preside...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rolin e Adiola Lakrës në ekzekutimin e biznesmenit Hekuran Billa. Mësohet se Lakra, në të vërtetë ...
Aktualitet26 Qershor 2020, 18:11
SHQIPËRI- Edhe pse Shqipëria tashmë për shumë shtete është futur në listën e kuqe për hapjen e kufijve duke qenë se në vendin tonë ditët e fundit ka pasur...
TIRANË- Grupi i Aktivistëve dhe artistëve që kërkojnë rindërtimin e Teatrit Kombëtar kanë zhvilluar sot një protestë simbolike. Ata me pankarta në duar kan...
MAQEDONIA E VERIUT- Xhumadije Ibrahimi gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat vendase ...
GREQI- Një 29-vjeçar është ekzekutuar në një atentat mafioz në shtëpinë e tij. Sipas mediave greke, bëhet me dije se viktima është Panajotis Kallitsionis...
TROPOJË– Katërqind rrënjë kanabisi janë asgjësuar në kuadër të një operacioni antidrogë në Tropojë.Dosja.al mëson se bimët narkotike janë gjetur dhe ...
TIRANË- Thuajse i gjithë personeli shëndetësor i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” dhe i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë testuar nëse kanë rënë në k...
DELVINË- Një person ka mbetur i palgosur pasditen e sotme në Delvinë. Dosja.al mëson se i plagouri është Lulzim Kasemi, 21-vjeç, i cili është qëllua...