Politike

Zbardhen SMS-të/ Ministrja Balluku-Sadi Vorpsit: Me këtë pallën flet, si ta heqim Fiqon? (Foto)

8 Shkurt 2019, 15:08 Nga DOSJA
Zbardhen SMS-të/ Ministrja Balluku-Sadi Vorpsit: Me këtë

Nën ethet e zgjedhjeve bashkiake, kanë filluar edhe thashethemet e para, jo vetëm nga protagonistët, por edhe për protagonistët. Partia Demokratike është duke ndjekur qasjen e saj për të shkuar drejt 30 qershorit, me ture në çdo qytet e me protesta. Në kampin tjetër, socialistët janë duke diskutuar mes vetes, se kush bën e kush jo për të drejtuar bashkitë.

Kamera e A2 CNN ju sjell bisedën e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me deputetin socialist Sadi Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament.

Edhe pse ka pak ditë në qeveri, Balluku duket qartë se është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale. Në bisedën e Whats Up, pasuesja e Damian Gjiknurit duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës Fiqiri Ismaili me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

[sgallery url=”https://dosja.al/mesazhet-balluku-vorpsi-si-do-e-largojme-fiqon/”]

Zbardhja e bisedës:

sms1-1024×666

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)

Vorpsi: Ha ha

Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****

Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate

Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët

Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë

Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin

Vorpsi: Po po, e di

Balluku: Dhe po e bën shumë mirë

Vorpsi: Eshtë djalë super ai

Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik

Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.

Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.

Vorpsi: E rëndësishme…

Ky është komunikimi jo shumë etik mes brenda maxhorancës.

Marrë nga A2news.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku mesazhet brenda ps sadi vorpsi seanca plenare 7 shkurt 2019 belinda balluku mesazhet brenda ps sadi vorpsi seanca plenare 7 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2019, 11:21

Darka e gabuar e Ramës në Prishtinë

Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet ti’a mbajë të fs...