Aktualitet

Agjencia e Prokurimit Publik: Anulohen të gjitha tenderat, përveç atyre që lidhen me situatën e COVID-19

Ndalimi i tenderave do të vijojë për një kohë të pacaktuar, pasi nuk dihet se sa do zgjasë situata e shkaktuar nga virusi vdekjeprurës. 
Featured image of article: Agjencia e Prokurimit Publik: Anulohen të gjitha tenderat, përveç atyre që lidhen me situatën e COVID-19
Përditësuar:

TIRANË- Agjencia e Prokurimi Publik ka marrë sot një vendim për të anuluar të gjitha tenderat me vlerë të vogël, që nuk lidhen me situatën e pandemisë. Sipas një njoftimi APP ka bërë me dije se  do të vijojnë tenderat që lidhen me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga COVID-19.  Ndalimi i tenderave do të vijojë për një kohë të pacaktuar, pasi nuk dihet se sa do zgjasë situata e shkaktuar nga virusi vdekjeprurës. 

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon: Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë. Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment