TREKËNDËSHI/ Para, pasion dhe tradhëti! Adiola Lakra ishte e dashura e Sebastian Malit, 22-vjeçari e çoi në duart e Billë
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rolin e Adiola Lakrës në ekzekutimin e biznesmenit Hekuran Billa. Mësohet se Lakra, në të vërtetë ishte e dashura e Sebastian Malit, nipit të Viktor Markut, të cilët janë gjithashtu në burg për të njëjtën çështje.
E shtyrë nga Mali dhe e joshur nga paratë që iu ofruan, Lakra ka marrë përsipër të afrohet me Hekuran Billën dhe të krijojë një lidhje intime me të, dhe duke krijuar kështu një trekëndësh bashkëpunimi. I vetmi që jetonte ‘mbi re’ ishte Billa.
Përreth një viti, siç ka rrëfyer edhe vetë 26-vjeçarja përpara grupit hetimor, Lakra kishte mbajtur lidhjen me Billën, duke i raportuar çdo lëvizje të dashurit të saj, 22-vjeçarit Sebastian Mali.
Lidhja me ‘vëzhguesin’, roli që pati Mali në vrasjen e Billës është faktuar edhe nga bisedat që ka patur Lakra me të. Vetë Adiola, pranoi përpara grupit hetimor se gjithçka e kishte bërë për para dhe se lekët në këmbim të porosisë ia kishte premtuar Viktor Marku, i cili ndodhet pas hekurave si ekzekutori i 40-vjeçarit.
Kështu mbrëmjen e 11 qershorit, Lakra telefonoi Hekuran Billën dhe i kërkoi një takim pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit “BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali. Marku u mbrojt disa ditë më parë në gjykatë duke thënë se në momentin e vrasjes ndodhej në Mal të Zi. Por një dëshmitar pretendon se Marku ka qënë në Shqipëri ditën e vrasjes së Billës, pasi i ka dhënë makinën që u përdor në atentat më qira.
Tashmë, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët mendohet të kenë pasur lidhje me ngjarjen.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Të rindërtohet teatri”, aktivistët protestë të papritur: Kushtet e BE lidhen me shembjen e TK-së, policia na pengon
TIRANË- Grupi i Aktivistëve dhe artistëve që kërkojnë rindërtimin e Teatrit Kombëtar kanë zhvilluar sot një protestë simbolike. Ata me pankarta në duar kan...
Aksidentohet gazetarja shqiptare, makina e përplasi sapo doli nga televizioni
MAQEDONIA E VERIUT- Xhumadije Ibrahimi gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat vendase ...
Vendimi i Apelit, VOA: Gjykata gaboi me çështjen e Tahirit, i ndryshoi akuzat
Çështja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet sërish në pikën zero, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin ...
Atentat mafioz 29-vjeçarit në Greqi, dëshmitar në vrasjet e bujshme. Lidhja me shqiptarin dhe “kodi” i larjes së hesape
GREQI- Një 29-vjeçar është ekzekutuar në një atentat mafioz në shtëpinë e tij. Sipas mediave greke, bëhet me dije se viktima është Panajotis Kallitsionis...
Operacion antidrogë në Tropojë, asgjësohen 400 rrënjë kanabis, ndalohen disa persona
TROPOJË– Katërqind rrënjë kanabisi janë asgjësuar në kuadër të një operacioni antidrogë në Tropojë.Dosja.al mëson se bimët narkotike janë gjetur dhe ...
Mjekët kryejnë testet serologjike, Koraqi tregon shifrat: 5.8% e personelit shëndetësor kanë antitrupa të COVID-19 (VD)
TIRANË- Thuajse i gjithë personeli shëndetësor i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” dhe i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë testuar nëse kanë rënë në k...
Kris arma në Delvinë, plagoset me çifte bariu 21-vjeçar. Sherr me shokun e tij për kullotat (EMRI+DETAJE)
DELVINË- Një person ka mbetur i palgosur pasditen e sotme në Delvinë. Dosja.al mëson se i plagouri është Lulzim Kasemi, 21-vjeç, i cili është qëllua...
Makina përplas të miturin me biçikletë në Kamëz, 10-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
KAMËZ- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Kamzës. Sipas informacioneve nga Policia bëhet me dije se një makinë me drejtues shtetasin ...
Kim viziton Autoritetin e Dosjeve, Sula: 11 gjyqtarë e prokurorë dhe 5 drejtues të Policisë kanë qenë pjesë e Sigurimit t
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri,Yuri Kim, ka zhvilluar sot një vizitë sot Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në n...