Art&Argëtim

Ish-at për isha-at! Sara Hoxha dhe Dj Geek lejnë xhelozinë mënjanë, mbështesin bashkëpunimin e Ledrit dhe Dafinës

25 Qershor 2020, 19:24 Nga DOSJA
Ish-at për isha-at! Sara Hoxha dhe Dj Geek lejnë xhelozinë

KOSOVE– Më 1 korrik do të publikohet bashkëpunimi i Ledrit, Dafinës, dhe Lumit B. Kënga e cila do të titullohet ‘Aman’ po pritet me padurim nga fansat dhe të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt.

Detajet e këtij bashkëpunimi u publikuan ditën e sotme nga artistët të cilët ndanë foton ku shihen të tre dhe poshtë saj nuk munguan komentet pozitive dhe suportuese.

 

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Të parët që komentuan ishin Dj Geek dhe Sara Hoxha duke shkruar emoji zjarri dhe bombe.

Megjithëse lidhja e Dafinës me Dj Geek ka përfunduar disa javë më parë, ai vazhdon t’i japë mbështetjen e tij maksimale këngëtares, ashtu siç Sara Hoxha bën me partnerin e saj aktual, Ledrin.

Madje, duket se Sara nuk e ka aspak problem faktin që Ledri po sjell një këngë me ish-in e tij të vjetër, Dafinën pasi është parë që ka krijuar shoqëri dhe me të.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri ledri vula lumi b sara hoxha dafina zeqiri ledri vula lumi b sara hoxha

Sondazh

Poll