Aktualitet

U bllokuan në Jezercë, helikopteri i Forcave Ajrore shpëton gjashtë shqiptarët nga Kosova, momenti kur efektivi zbret me li

25 Qershor 2020, 19:09 Nga DOSJA
U bllokuan në Jezercë, helikopteri i Forcave Ajrore shpëton

SHQIPËRI– Gjashtë shqiptarë nga Koosva janë shpëtuar mbrëmjen e sotme nga një helikopter i Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes. Mësohet se gjashtë shtetasit kosovarë kishin shkuar të ngjisnin majën e malit të Jezërcës dhe në orën 19:00 kishin raportuar se kishin humbur.

Me urgjencë, helikopteri i Forcave Ajrore ka mbërritur në vendngjarje, për të marrë gjashtë turistët dhe pëe t’i dërguar në Theth.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si efektivi i Forcave Ajrore, zbret me litar nga helikopteri dhe shpëton turistët. Operacioni i shpëtimit zgjati më shumë se dy orë dhe aktualisht turistët janë në Theth, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes

Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth. Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen gjashte kosovaret ne jezerce jezerce kosove shqiperi bllokohen gjashte kosovaret ne jezerce jezerce kosove shqiperi

Sondazh

Poll