Bota

Richard Grenell i prerë: Nuk përfshihemi në dialogun Kosovë-Serbi, qasja jonë vetëm ekonomike

25 Qershor 2020, 20:05 Nga DOSJA
Richard Grenell i prerë: Nuk përfshihemi në dialogun

KOSOVË– I dërguari special oër dialogun Kosovë-Serbi është treguar i prerë në lidhje me këtë çështje.

Në një status në profilin e tij në Twitter, Grenell shkruan se ai nuk do të përfshihet aspak në politikën e Kosovës dhe se qasja e tyre është vetëm përsa i përket qasjes ekonomike.

“Ka shumë gabime dhe nuk është çudi. Qasja jonë ka qenë gjithmonë të përqendrohemi në punë dhe ekonomi. Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë. Unë fola direkt me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare gjermane dhe franceze për të koordinuar qasjen tonë të kufizuar (dhe vetëm ekonomike). Nuk do të përfshihemi në politikën e Kosovës / Serbisë,”– shkruan ndër të jera Grenell.

Çështja e momentit në Kosovë është aktakuza që është ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaç, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së. 

Një ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze richard grenell hashim thaçi nën akuze richard grenell

Sondazh

Poll