Bota

A ndjen konkurencë nga Vetëvendosja në Shqipëri? Rama: S’kam ndërmend….Kurti s’e mbajti fjalën, tha që do vinte sim

25 Qershor 2020, 20:23 Nga DOSJA
A ndjen konkurencë nga Vetëvendosja në Shqipëri? Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur i zhgënjyer nga ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, Rama po tregonte se shqiptarët janë me fat sepse janë një komb me dy shtete, ndërkohë që shtoi se Kurti nuk i ka mbajtur premtimet që dha para se të bëhej kryeministër.

Rama shtoi se Kurti premtoi se do të vinte flamurin shqiptar në zyrë 24 orë pasi të merrte karrigen, por që nuk e bëri këtë gjë.

Kurti nuk e mbajti premtimin. Nuk e hoqi flamurin e Kosovës për aq kohë sa ishte në zyrë si kryeministër. Ndërkohë që premtoi se 24 orë pasi të fitonte, do të vendoste himnin shqiptar, dhe simbolet tona kombëtare edhe për shtetin e Kosovës,”- tha Rama.

I pyetur nëse ndjen konkurencë nga Vetëvendosja, Rama tha se kur je në opozitë, gjithçka është një poezi, ndërsa kur qeveris kthehet në prozë.

Unë vetë s’kam ndërmend t’i bëj konkurencë askujt. Puna është se kur je në Opozitë, gjithçka është një prozë, kur qeveris kthehet në Opozitë,”– tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti edi rama albin kurti edi rama

Sondazh

Poll