Bota

“Është koha të përgatitemi për…” Eksperti amerikan ngre alarmin: Covid-19 mund të kthehet në vjeshtë, do të jetë

25 Qershor 2020, 20:23 Nga DOSJA
“Është koha të përgatitemi për…”

SHBA- Dr. William Schaffner, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt, njëkohësisht ai është edhe këshillues prej vitesh në Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ditën e sotme është shprehur se tani është kohë e që të normalizojmë përdorimin e maskave dhe të praktikojmë distancimin social në mënyrë që të jemi të përgatitur për një valë të dytë të mundshme të Covid-19.

“Kjo është koha që të normalizohet vënia e maskave dhe sjellja e distancimit social, që të mësohemi kur të vijë koha e vjeshtës. Dhe, jam shumë i shqetësuar se një valë e dytë në vjeshtë do të jetë thelbësisht më e madhe se ajo që kemi kaluar deri më tani,” u shpreh Schaffner

Po ashtu ai ka thënë se se të gjitha shtresat e shoqërisë duhet ta përvetësojnë këtë sjellje duke përfshirë politikanët, liderët fetarë dhe bizneset pasi vala e dytë e koronavirusit mund të parandalohet vetëm në këtë mënyrë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota william schaffner william schaffner

Sondazh

Poll