Bota

Avdullah Hoti flet pas takimit me Ursula von der Leyen: Shpresojmë për liberalizimin e vizave

25 Qershor 2020, 20:13 Nga DOSJA
Avdullah Hoti flet pas takimit me Ursula von der Leyen: Shpresojmë për

BRUKSEL- Kryeministri Avdullah Hoti ka qenë sot në Bruksel dhe ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Hoti në një reagim në mediat sociale, shkruan se ka ngritur çështjen e liberalizimit të vizave dhe shton se Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara.

Më tej kreu i qeverisë së Kosovës shpreson që BE-ja t’i vlerësojë arritjet e Kosovës dhe t’i heqë vizat për kosovarët.

Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësojë këto arritje e t’i heqë vizat për kosovarët.

Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente”, shkruan Hoti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hoti takim ne bruksel ursula von der leyen avdullah hoti hoti takim ne bruksel ursula von der leyen

Sondazh

Poll