Bota

Ish- shkencëtari i raketave dhe djali udhëheqësit Sovjetik vret veten/ Sergei Hurshovi vdes në moshën 84 vjeçare, motivet

25 Qershor 2020, 18:51 Nga DOSJA
Ish- shkencëtari i raketave dhe djali udhëheqësit Sovjetik vret

SHBA– Sergei N. Hrushovi, një ish-shkencëtar raketash Sovjetik dhe djali i Nikita S. Hrushovit, udhëheqësi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë të viteve ’50 dhe ’60,  ka vrarë veten më 18 qershor në shtëpinë e tij në Cranston, R.I. Ai ishte 84 vjeç.

Zyra e ekzaminuesit mjekësor në Rhode Island tha djali i diktatorit sovietik Nikita Hrushov vdiq nga një plumb në kokë. Ka qenë gruaja e tij  Valentina Golenko, e cila ka thirrur policinë por Sergei nuk kishte duaruar deri sa të vinte ambulanca dhe policia duke ndërrura jetë në vend.

Ndërkohë autoritetet po merren me hetimet e ngjarjes sakaq deri më tani nuk dihen arsyen që detyruan Sergein që t’i jepte fund vetes në një mënyrë të tillë.

Sergei Hrushovi u diplomua në Institutin e Energjisë në Moskë në 1958, pas së cilës ai punoi në zyrën e projektimit të raketave Vladimir Chelomei, ku u përfshi në zhvillimin e raketave balistike dhe avionëve. Më pas në SHBA  shkoi në  vitin 1959, kur ishte vetëm 24 vjeç.

Ai mori çmime të ndryshme për punën e tij në Bashkimin Sovjetik, përfshirë Medaljen e Heroit të Punës, Urdhrin e Leninit, Lenmimin Lenin dhe izemimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik.

Para se të linte Rusinë për në Shtetet e Bashkuara në 1991, ai ishte mësues në shkollën më të vjetër dhe më të madhe teknike Ruse  në Universitetin Teknik Shtetëror Bauman Moskë.

Hrushovi u bë një qytetar amerikan në 1999. Ndërsa ishte në Shtetet e Bashkuara, ai mësoi shkencën politike dhe historinë moderne në Institutin Ëatson për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Broën.

Sergei Hrushov si shkencëtar bërthamor ishte pikërisht një prej specialistëve që në dhjetë vitet që vijuan punoi për fuqizimin dhe përmirësimin e raketave bërthamore që mund të përdoreshin kundër Amerikës në rast lufte.

Burimi:.rferl.org

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sergei n. hrushovi sergei n. hrushovi

Sondazh

Poll