Ndahet nga jeta baba i Sokol Balla, gazetari: Largimi i dhimbshëm dhe i qetë, gjithçka të mirë e kam prej tij
25 Qershor 2020, 18:26Nga DOSJA
TIRANË- Babai i gazetarit Sokol Balla, Lulzim Balla, ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare. Babai i gazetarit prej vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot ka humbur betejën me jetën.
Pas humbjes së babait, Sokol Balla ka reaguar duke shkruar se ndarja me të atij ishte e dhimbshme dhe e qetë. Në një reagim gazetari shprehet se nuk do ketë ketë vizita në banesë në der të babait, pasi është ende periudhë pandemie dhe shton se të gjallët takohen dhe më vonë.
“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore”, shkruan Sokol Balla në mesazhin e tij.
Po kush ishte Lulzim Balla?
Balla ka qenë kameraman i njohur në RTSH dhe ka marrë titullin ‘Mjeshtri i Madh’. Balla shërbeu në RTSH, si mjeshtër i kameras duke u kujdesur në detaje për imazhin e të gjithëve. Gjithnjë i qeshur e fjalë pak e me një karrierë të gjatë mbi supe, ai arriti në kthehej në figurën më të dashur për institucionin ku shërbeu për vite me radhë me përkushtim e devotshmëri. Nga viti 2011, Lulzim Balla kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar sot lidhur me situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një reagim në mediat sociale, Brataj s...
GJIROKASTËR– Një i ri, i identifkuar si Besmir Koko ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin...
POGRADEC– Pesë punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe 2 të tjerë për veprën “Prerja e palig...
TIRANË– Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se pasdite e sotme rreth orës 17:30, tek kr...
KUKËS- Qyteti i Kukësit është një ndër më të prekurit nga COVID, ku aktualisht janë 11 persona aktivë. Sipas informacioneve mësohet se qytetarët në këtë qy...
ITALI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur para një jave në Itali ku dy persona me origjinë shqiptare nga kanë plagosur rëndë një 81 vjeçareje pasi e kanë...
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot për ndotjen e mjedisit që është bërë në disa qytete ne vend. Në një reagim KSHH shkruan se autoritetet...
GREQI- Aristotel Dhëmbi, babai i 12- vjeçarit shqiptar, i cili u dhënuar barbarisht më mbrëmjen e 23 qershorit nga babai i shjokut të klasës ka folur dit...
GREQI- Shqiptarët në Greqi janë alaramuar pas dhunimit të 12 vjeçarit nga babai i shokut të klasës ku kanë njoftuar se ditën e nesërme do të protestojnë...